Lajme

Ky është deputeti i Kuvendit të Kosovës që ka vetëm arsimin fillor

05/04/2021 15:23
nga:Y I

Pjesë e Kuvendit të Kosovës është edhe një deputet që e ka të kryer vetëm shkollën fillore.

Bëhet fjalë për Fadil Gashin nga Romani Iniciativa.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, Gashi ka bërë me dije se arsimimi i tij është fillor.

Ndërkohë, përveç gjuhës amtare, ka deklaruar se e njeh edhe gjuhën serbe.