Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se sot, rreth orës 14:55, policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Gremnik, në komunën e Klinës.
Sipas tij, në aksident ishte i përfshirë një traktor, i cili ishte rrokullisur, ndërsa si pasojë 42-vjeçari humbi jetën.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë policia. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Gashi.
Ndërkohë, mediumi lokal Klina Info ka publikuar fotografinë e viktimës, 42-vjeçarit tashmë të ndjerë.
Vdes një person në Gremnik të Klinës pasi u rrokullis me traktor


