Lajme

Ky do të jetë moti në dy ditët e ardhshme

11/04/2021 18:18
nga:Q R

Përgjatë dy ditëve të ardhshme, pritet të mbajë mot i vranët me reshje shiu në disa lokalitete të Kosovës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6-10 gradë Celcius, derisa maksimalet do jenë 12-21 gradë Celcius.

“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e shtune, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.