Lajme

Kuvendi shkon në pauzë 15-minutëshe derisa ta kryej punën Komisioni për verifikimin e mandateve

02/11/2026 17:47
nga:Sh R

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në një pauzë 15 minutëshe derisa ta kryej punën Komisioni i përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.

Në sallë ishin të pranishë,m 118 deputetë dhe që të gjithë votuan për përbërjen e komisionit.

Pas verifikimit të mandatave, do të vazhdohet me betimin e deputetëve.

Deputetët më pas do të procedojnë me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, për çka nevojiten 61 vota.

Për Kryetare Kuvendi pritet të propozohet Albulena Haxhiu.