Lajme

Arbërie Nagavci lë sinjal se nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar?

02/11/2026 19:33
nga:G B

Arbërie Nagavci ka dhënë një sinjal se nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

Ajo u pyet nga mediat në lidhje me pjesëmarrjen e saj në ekzekutivin e ri, por Nagavci nuk e dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Ajo tha se do të pritet të dihet emri i saj më vonë, por, duke u shmangur nga përgjigjja, la të kuptohej se mund të mos jetë më pjesë e qeverisë, duke theksuar se ka disa obligime të tjera.