Lajme

Kuvendi pa kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

03/07/2024 13:32
nga:G B

Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorum të mjaftueshëm për të hedhur në votim 10 marrëveshje ndërkombëtare, të cilat kanë qenë sot në rend të ditës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se për votimin e tyre duhet mobilizim mes grupeve parlamentare, e sipas tij, sot nuk janë arritur bisedime të tilla.

Votimi është shtyrë për një seancë tjetër.