Kuvendi i Kosovës i ka votuar anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Sipas votave në Kuvend, janë zgjedhur gjashtë anëtarë nga komuniteti shqiptar, Valmirë Thaqi, Flokart Aliu, Gëzim Brahaj, Xheraldina Cernobregu, Fatmir Podrimaj dhe Ilirian Himaj.
Ndërkohë, për përfaqësuesit nga komunitetet jo shumicë do të rishpallet konkursi për këto pozita.


