Sporti

Kushtrim Gashi: Jam shumë i lumtur që kemi shkruar historinë – Ilir Daja kishte dorë në këtë sukses me përvojën e tij

05/04/2022 17:50
nga:L J

FC Ballkani është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2021/22 në futboll.

Suharekasit kanë 70 pikë – 11 më shumë se Gjilani në vendin e dytë dhe tashmë edhe zyrtarisht janë shpallur kampion të Superligës së Kosovës në futboll për edicionion 2021/22, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi ka folur për suksesin e arritur me klubin nga Suhareka, ku tha se është shumë i lumtur që ka shkruar historinë – duke shpallur këtë klub kampion për herë të parë në histori.

“Tani edhe zyrtarisht jeni kampion duke shkruar historinë me Ballkanin dhe qytetin e Suharekës, jam shumë i lumtur për këtë titull të cilin e fituam me shumë mund dhe sakrificë”, tha fillimisht Kushtrim Gashi për ‘GazetaBlic Sport’.

Gashi potencon se ky sezon ishte shumë i vështirë – për shkak të rivalitetit.

“Ky kampionat ishte shumë i vështirë duke pas parasysh konkurrencën e madhe që kishim – por nuk u dorëzuam deri në fund”, vazhdoi ai.

Në fund, mesfushori potencoi se edhe trajneri Ilir Daja kishte dorë në këtë sukses me përvojën që ka.

“Pa dyshim jam shum i kënaqur pasi të shkurash historinë me një klub dhe një qytet, është e vështirë, sigurisht që trajneri  kishte dorë në këtë sukses me përvojën e tij qe ka mbi supe”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport