Bilall Sherifi nga Nisma thotë se kryeministri Kurti shumë shpesh ka vendosur kushte për t’u ulur na tavolinën e bisedimeve, por sipas tij gjithmonë i ka shkelë ato.
Sherifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, si kushtet e tjera edhe ky i fundit ku tha se shkon në Bruksel nëse e thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes, do të zhduket.
“Shumë shpesh ai ka thënë që nuk do të bisedojë me Serbinë pa kërkuar falje e nuk do të takohet me Vuçiqin pa i pranuar krimet e luftës. Pra, deri më tani kryeministri Kurti ka rreth 20 kushte që i ka vendosë për t’u ulur me Vuçiqin në tavolinë”, tha Sherifi.
“Kushtin për nënshkrim të marrëveshjes do të zhduket sikur kushtet e tjera dhe si t’i bëjnë pak presion, ai do të shkojë në Bruksel”, shton ai.
Sherifi tutje shton se kryeministrin nuk e merrë shumë seriozisht rreth deklaratave të tij.
“Kurtin nuk e marrë seriozisht për asgjë sepse çdo kusht që e ka vendosë deri tash nuk e ka mbajtë. Ashtu siç i ka shkelë kushtet e mëparshme do ta shkelë edhe këtë kusht”, tha Sherifi.
Kurti: Shkoj në Bruksel nëse më thërrasin për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë
Humolli: Nëse klasa politike bën veprime të gabuara, populli jonë mund të kthehet kundër Amerikës


