Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli e quan si të drejtë qëndrimin e fundit të kryeministrit Kurti ku tha se, do të shkon në Bruksel vetëm nëse e thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic, thotë se ndërkombëtarët po e mbajnë peng Kosovën.
“Derisa ndërkombëtarët po e mbajnë peng Kosovën duke e dëgjuar Serbinë hegjemoniste, është qëndrim i drejtë i Kurtit”, tha Humolli.
“Ndërkombëtarët në zgjedhjet e para të Kosovës është dashtë të lejojnë Kuvendin e Kosovën të shpallin pavarësinë. Në 2004-tën është dashtë me u vra demostruesit që të binden ndërkombëtarët se Rezoluta 1244 nuk mund të zbatohet në Kosovë”, shton tutje ai.
Sipas Humollit, thotë se nëse klasa politike sillet me gabime atëherë populli jonë mund të kthehet kundër Amerikës.
“Klasa jonë politike nuk duhet ta detyrojë popullin që të veprojnë për t’i bindur ndërkombëtarët, por nëse ata sillen me gabime atëherë ka rrezik që populli të bëhet kundër amerikanëve. Populli po i vuan pasojat jo politikanët”, shton ai.
“Servilizmi politik do të kthen popullin kundër Amerikës, pra servilizimi dhe partneriteti nuk kanë të përbashkët asgjë”, përfundon Humolli për GazetaBlic.
Kurti: Shkoj në Bruksel nëse më thërrasin për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë
Kurti: Me ShBA-të jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë


