Lajme

‘Kush është shqiptar’?/ Policia angleze ndalon një grup refugjatësh

09/07/2022 07:54
nga:G B

Gati çdo ditë vijnë lajme për emigrantë shqiptarë që kalojnë kanalin britanik, me synim Anglinë. Shumë prej tyre janë të rinj e madje fëmijë.

Emigrimi është kthyer në shqetësim për autoritetet. Foto në fjalë tregon një grup emigrantësh të kapur nga policia. Ata pyeten se kush janë shqiptarë e shumica ngre dorën.

Numri i shqiptarëve që rrezikojnë jetën për të udhëtuar drejt Anglisë për një jetë më të mirë është rritur ndjeshën këtë sezon veror. Shifrat zyrtare flasin për mijëra shqiptarë të larguar tashmë.