Zekrija Ramadani do ta vazhdojë karrierën në Arabi Saudite tek klubi Ohod Al Medina, raportoi GazetaBlic Sport.
Ohod Club është një klub futbolli profesionist i Arabisë Saudite me qendër në Medine, i cili garon në Ligën e Parë, niveli i dytë i futbollit saudit.
Ohod ka fituar tre herë Kategorinë e Parë të Arabisë Saudite dhe pesë herë ka përfunduar nënkampione. Ata luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi në stadiumin Princi Mohammed bin Abdul Aziz.
Ky klub kishte edhe më parë trajner shqiptar dhe ai ishte Ernest Gjoka, i cili udhëhoqi klubin nga shtatori i vitit 2020, deri në mars të vitit 2021.
/GazetaBlic Sport


