Sporti

Kush është Ludogorets, kundërshtari i Ballkanit në Champions League | Vlen 41 milionë euro dhe mposhti Romën para pak kohësh

06/20/2023 14:44
nga:Lorik J

Ballkani i Ilir Dajës do të përballet me ekipin gjigant bullgar, Ludogorets në fazën e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ludogorets është një kundërshtar jashtëzakonisht i vështirë për shkak edhe të historisë që ka si ekip, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky ekip është themeluar në nëntor të vitit 1945 pas bashkimit të disa klubeve rurale të futbollit nga Rajoni Ludogorie, Ludogorets Razgrad fillimisht merrte pjesë në Divizionin e Tretë të futbollit të Bullgarisë. Ata u promovuan në Kategorinë e Dytë në 1961. Në 1997 klubi u bashkua me FC Antibiotic Razgrad dhe u riemërua në FC Antibiotic-Ludogorets. Në vitin 2005 klubi u shua. Ngritja e Ludogorets filloi në sezonin 2009/10 kur Aleksandar Aleksandrov, drejtor i FC Razgrad 2000, trashëgoi historinë dhe rekordet tradicionale të klubit të ish Antibiotic-Ludogoret.

Ludogorets është 12 herë kampion i Bullgarisë, tri herë fitues i Kupës së Bullgarisë dhe gjashtë herë fitues i Superkupës.

Në vitin 2022, Ludogorets luajti në grupet e Europa League, ku u ballafaqua me Romën, Real Betis dhe HJK.

Ekipi bullgar arriti të mposhte Romën në shtëpi me rezultatin 2-1, poashtu edhe ekipin finlandez, HJK me rezultatin 2-0.

Kundërshtari i Ballkanit vlen 41 milionë euro. Lojtari i tyre më i shtrenjtë është Bernard Tekpetey, i cili kushton 5 milionë euro dhe luan si sulmues i djathtë.

/GazetaBlic Sport