Carlo Ancelotti nuk dha informacione në lidhje me transferimin e mundshëm të Antonio Rudiger pas humbjes 4-3 të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Pep Guardiolës e mposhti dje Real Madridin në një përballje emocionuese në stadiumin Etihad, me golat e Kevin De Bruyne, Gabriel Jesus, Phil Foden dhe Bernardo Silva që siguruan fitoren për kampionët e Premier League.
Skuadra e Real Madridit raportohet se ka arritur marrëveshje me Rudiger nga Chelsea në fund të sezonit. Megjithatë, Ancelotti refuzoi të jepte përgjigje pas ndeshjes së djeshme.
Kur u pyet për transferimin e mundshëm të Rudiger në Madrid, Ancelotti pyeti me një buzëqeshje: “Kush është ky?
Ancelotti më pas shtoi: “Ai është një lojtar i Chelseat, ai është ende një lojtar i Chelseat. Nuk mund të them asgjë për këtë.’
/GazetaBlic Sport
"Antonio Rüdiger… Who is this?!" ?
The reaction from Carlo Ancelotti should tell you all you need to know about that potential transfer!
? @AndyKerrtv #beINUCL #UCL #MCIRMA
Watch Now ? https://t.co/NRYe31nXnO pic.twitter.com/jhcJdp3WcJ
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) April 26, 2022


