Ngjarja kryesore e kësaj vere është vetëm disa ditë larg. Euro nis të premten e ardhshme, më 14 qershor.
Kush është lojtari më i vjetër që shkon në turne, mund të pyesni veten?
Nëse supozoni se është Lukita Modric 38 vjeç, 9 muaj dhe 6 ditë, e keni gabim. Mesfushori i Real Madridit është vetëm i treti në listën e veteranëve që do të luajnë në Gjermani.
Megjithatë, janë legjendat e Los Blancos që dominojnë në podium, me vendin e dytë që do të jetë Cristiano Ronaldo, i cili do të jetë 39 vjeç, 4 muaj dhe 13 ditë kur të nisë kampanja e Portugalisë në Euro.
Ish-mbrojtësi i Madridit, Pepe, zë vendin e parë, pasi do të jetë 41 vjeç, 3 muaj dhe 23 ditë kur të fillojë turneu.
/GazetaBlic Sport


