Lajme

Kush e njeh këtë person, lajmërojeni policinë

06/12/2026 10:49
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi që kërkohet për vjedhje.

Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, dhe ka kërkuar nga qytetarët që kanë informata për të, ta kontaktojnë Policinë e Kosovës.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]