Arben Vitia, Përparim Rama, Uran Ismajli, Daut Haradinaj dhe Selim Pacolli janë kandidatët pretendë për të parin e Prishtinës.
Ata e kanë nisur fushatën elektorale dhe secili prej tyre po paraqet platformën elektorale para kryeqytetasve.
Po cili prej tyre pritet ta fitojë Prishtinën?
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi, duke folur për “Gazeta Blic” thotë se është ende herët të bëhet një parashikim për kryeqytetin.
Kelmendi thotë se kush fiton lagjen “Kodra e Trimave” ka mundësi fitoreje në Prishtinë.
“Eshtë shumë herët të mendohet se kush do të shkon në balotazh apo se edhe do te fitojë me Prishtinën.Kryeqendra e Kosoves ka laramani të ndryshme të votueseve. Kemi votues të përhershm banimi, por kemi shumë edhe votues të ardhur.’Kodra e Trimave’ prinë, kush arrin të marrë votën atje edhe ka mundesi fitoreje.Mirëpo, nëse mbështetemi në rezulltatet e zgjedhjeve Qëndrore, pritet që dy a tri partitë e para, ndoshta edhe e katër, të kenë një gjendje të njëjtë’ tha Kelmendi për “Gazeta Blic”
Megjithëse jo zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit tashmë ka nisur.
Të gjitha subjektet politike i kanë zyrtarizuar kandidatët dhe tashmë po bëjnë poblike edhe listat për asamble komunale.
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit pritet të mbahen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ku në nivel vendi fitoi Lëvizja Vetëvendosje.
/Gazeta Blic/


