Sporti

Kush do ta zëvendësojë Rusinë në play-off për Kupën e Botës? Ka tre opsione

02/28/2022 20:53
nga:E K

Pas përjashtimit të Rusisë nga garat ndërkombëtare të futbollit të FIFA’së dhe UEFA’së, vendi i Rusisë në playoffin e kualifikimeve të Botërorit 2022 ka mbetur bosh.

Javën e kaluar Polonia, Suedia dhe Çekia, skuadrat që duhej të luanin kundër Rusisë në eliminatoret në Moskë, njoftuan se nuk do të luajnë, përcjell GazetaBlic Sport.

Rusia duhej të priste Poloninë më 24 mars dhe pesë ditë më vonë fituesi i asaj ndeshje do të luante me fituesin e ndeshjes Suedi-Çeki.

Nuk dihet se si do të plotësohen kualifikimet shtesë pasi FIFA eliminoi Rusinë. Për momentin janë tre opsione – që polakët të shkojnë direkt në finale, Sllovakia të jetë e treta në grupin ku ishte Rusia dhe Norvegjia të marrë vendin e tretë më të mirë.

/GazetaBlic Sport.