Lajme

Kusari-Lila nesër “pushton” Gjeravicën

08/06/2022 22:43
nga:Astrit Gashi

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pritet që nesër të “pushtoi” Gjeravicën, që ka një lartësi mbidetare prej 2565 metra, përndryshe majen më të lartë të Alpeve Shqiptare, pra të Bjeshkëve të Nemura, që shtrihen në pjesën e Kosovës.

“Në përgatitje për tu ngjitur nesër në majën me të lartë, Gjeravicë 2656 metra. I bekuar është ky shtet që ka male, ujë dhe mbi të gjitha mikpritje të ngrohtë”, ka shkruar Kusari-Lila në profilin e saj në Twitter.