Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se shiu dhe vërshimet sollën dëme dhe trishtim në Pejën e bukur, raporton Gazeta Blic.
Ajo është shprehur e pikëlluar për vdekjen e Dionit dhe Mirsadës nga vërshimet, derisa ka shprehur ngushëllime për familjet Hoxhiq dhe Ademaj.
Postimi i saj i plotë:
Shiu dhe vërshimet sollën dëmet dhe trishtimin në Pejën e bukur.
E pikëlluar pa masë për humbjen e dy qytetarëve të Pejës, Nënës Mirsadës dhe djalit Dion Ademaj.
Ju shpreh ngushëllimet e mia të thella familjeve Hoxhiq dhe Ademaj dhe giithë të lënduarve shërim të shpejtë!
Falenderim i veçantë për të gjitha ekipet e reagimit të shpejtë, për angazhimin e tyre në Pejë dhe çdokund tjetër ku paraqitet nevoja.


