Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar ndaj Lumir Abdixhikut e Avdullah Hotit, derisa ka thënë se ky binom, nën petkun e partisë së “akademikëve” treguan pacipshmërinë e tyre duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se kur nuk kanë forcë të argumentit, flasin me forcën e mizogjenisë.
Postimi i saj i plotë:
Binomi Lumir Abdixhiku dhe Abdullah Hoti, nën petkun e partisë së “akademikëve” treguan pacipshmërinë e tyre me gjuhën seksiste ndaj meje në Kuvendin e Kosovës. Kur ju mungon forca e argumentit për veprimet e tyre, flet forca e mizogjenisë dhe padurushmërisë ndaj një gruaje në pozitë.


