Lajme

Kusari-Lila: Jeta e Marigona Osmanit u shua padrejtësisht

08/04/2023 12:14
nga:N K

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas vendimit për rastin e Marigona Osmanit, raporton Gazeta Blic.

Kusari tha se: “Jeta e Marigona Osmanit u shua padretjësisht dhe brutalisht nga një vrasës dhe ndihmësi i tij”.

Ajo tutje tha se vendimet e drejta të gjykatës nuk i kthejnë në jetë viktimat, por mbrojnë shoqërinë nga përsëritja e krimit.

“Sot Gjykata bëri Drejtësi, për Marigonën dhe për të gjitha gratë e vajzat”, përfundoi Kusari-Lila.

Reagimi i plotë:
Jeta e Marigona Osmanit u shua padretësisht dhe brutalisht nga një vrasës dhe ndihmësi i tij.
Dënimet e drejta të Gjykatave nuk i kthejnë në jetë viktimat, as Marigonën.
Vendimet e drejta mbrojnë shoqërinë nga përsëritja e krimit, shpëtojnë jetë të tjera që mund të jenë në rrezik.
Sot Gjykata bëri Drejtësi, për Marigonën dhe për të gjitha gratë e vajzat.