Lajme

Kurti zhvillon bisedë me kancelaren Merkel, këto ishin temat që u diskutuan

05/17/2021 21:33
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku u përmendën çështje të ndryshme nga lufta me pandeminë deri te hapja e vendeve të reja të punës, përcjell Gazeta Blic.

Kurti, përmes një shkrimi në Twitter, tha se i ka adresuar Merkel çështje shumë të rëndësishme rreth vaksinave për pandeminë, drejtësinë, forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe nevojën për investim.

Kryeministri Kurti, përmendi dialogun në fund ku tha se me Merkel u pajtuan që duhet të jetë i barabartë dhe të rezultojë me njohje reciproke.

”Një diskutim i hollësishëm dhe i hapur me ?? Kancelaren Angela Merkel. Ne adresuam një sërë çështjesh përfshirë. vaksinat, vendet e punës dhe drejtësia, duke theksuar marrëdhëniet tona të forta dhe nevojën për investime që sjellin vende pune.Për dialogun kemi rënë dakord që ai duhet të jetë i barabartë dhe të rezultojë në njohje reciproke”, shkroi Kurti.