Lajme

Kurti udhëton drejt Turqisë, në Izmir nesër takohet me diasporën shqiptare

07/04/2024 17:08
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Turqisë për të dytën herë brenda këtij viti.

Faqja e Komunës së Izmirit ka njoftuar për arritjen e Kurtit atje dhe për takimin me kryetarin e Komunës së Izmirit, Suleyman Elban.

Ndërkohë sipas një njoftimi të lëshuar nga Ambasada e Kosovës në Ankara, Kurti do të takohet më 5 korrik me diasporën shqiptare që jeton në Izmir.