Lajme

Kurti u takua me të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane, ky është reagimi i ambasadorit gjerman

09/23/2021 18:13
nga:M K

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet plotësisht me thirrjen e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë, se duhet marrë hapa të menjëhershëm për të vendosur qetësinë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Këtë deklaratë Nicholas Giacobbe e ka bërë pas takimit që ka pasur sot me kryeministrin Albin Kurti.

Derisa Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht me të, duke shtuar se vendosja e qetësisë dhe ri-angazhimi janë të nevojshme menjëherë.