Kryetari i LVV-së, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti, në festën e partisë për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, ka uruar qyetarët për fitoren e radhes, ku thotë se për më pak se 7 vjet, kjo është fitorja e pestë e VV’së, raporton GazetaBlic.
“Urime edhe një fitore e radhës. Për më pak se 7 vjet, kjo është fitorja e pestë e VV’së. Kjo dekadë, e shumë më shumë se kaq është e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Për më pak se 7 vjet, fituam pesë herë.Nuk ka vështirësi që s’e kemi kaluar, sepse tani ka shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet. Numri 116 ishte fitues në dhjetor, edhe tani është fitues. Faleminderit”, ka thënë ai.


