Lajme

Kurti thotë se Kosova ofron kushte të mira për investime në Energjinë e Ripërtrishme Solare

11/06/2023 16:11
nga:N K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ankandi i parë për Energji të Ripërtritshme Solare me kapacitet 100 MW vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024.

Kurti thotë se Qeveria ka prioritet modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë.

Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Oferta jonë për investitorë të interesuar është një proces i drejtë dhe transparent, me kritere tërheqëse investuese që përfshijnë qira 30 vjeçare të tokës publike e përshtatshme me rrezatim diellor të lartë dhe infrastrukturë rrugore afër, marrëveshje për blerje të energjisë për 15 vjet, lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit që është vetëm 350 metra larg”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas Kurtit, kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për mërgatën që të investojnë në një projekt të sigurt.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për mërgatën tonë, që të (bashkë)investojë në një projekt të sigurt e të përgatitur mirë e me kujdes. Investoni në Kosovë. Investoni tani”, ka shkruar tutje Kurti.