Lajme

Kurti thërret përsëri konferencë për media!

04/28/2026 19:57
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sot një konferencë për media në orën 20:00, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit, konferenca do të zhvillohet në Hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në 20:00, Kryeministri Albin Kurti mban konferencë për media. Konferenca mbahet në Hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të LVV-së. Ju ftojmë ta ndiqni”, thuhet në njoftim.