Lajme

Kurti tha se ka Asociacion, Qeveria: S’tregoi diçka të re, kjo çështje është aty nga Thaçi e Mustafa

03/22/2023 21:56
nga:G C

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti ku sot në një intervistë tha se ka Asociacion në marrëveshjen evropiane, raporton GazetaBlic.

Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, kryeministri nuk tha asgjë të re në lidhje me çështjen e Asociacionit.

Sipas Kryeziut, kryeministri Kurti dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, ku siç thekson ai, shumicën e tyre nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”, shkroi Kryeziu në “Facebook”.

Kurti e thotë: Në marrëveshjen e Ohrit ka Asociacion