Lajme

Kurti tha se ka Asociacion, Bahtiri i bindur se nuk ka: Është menaxhim i komunitetit serb!

03/22/2023 21:50
nga:Y I

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, deklaroi ditë më parë se nuk do të jetë më përkrahës i VV-së dhe Albin Kurtit nëse i njëjti nënshkruan Asociaiconin.

Por kryeministri Kurti mbrëmjen e sotme ka deklaruar se në marrëveshjen e nënshkruar në Ohër ka Asociacion, raporton Gazeta Blic.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të cilat ngelen valide të obligushme”, tha Kurti

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me ish-kryetarin e Mitrovicës pas deklaratës së Kurtit se ka Asociacion, por i njëjti shprehet i bindur se nuk ka Asociacion për është menaxhim i komunitetit serb.

“S’ka thënë Asociacion dhe nuk është i tillë, është menaxhim i komunitetit serb, asgjë tjetër, as i komunave jo” tha shkurt Bahtiri për “Gazeta Blic”

Kurti e thotë: Në marrëveshjen e Ohrit ka Asociacion