Vesel Makolli nga AKR-ja thotë se çështja e dinarit nuk është dashtë të jetë pjesë e dialogut.
Makolli në një prononcim për GazetaBlic, shtoi tutje se veprimet e Qevrisë janë bërë për konsum të brendshëm.
“Stikersat, targat dhe dinari janë përdorur për mos realizimin ose implemtimin e obligimeve të marra nga marrëveshjet ndërkombëtare të Brukselit dhe Ohrit. Dinari në asnjë shkresë zyrtare nuk ka figuruar si monedhë zyrtare, euro-ja ka qenë. Andaj, veprimet e Qeverisë janë bërë për konsum të brendshëm dhe për implementimin e marrëveshjes së Asociacionit, me të cilën rregullohen të gjitha raportet e komunitetit serb në Republikën e Kosovës”, tha Makolli.
Makolli paralajmëroi edhe pasoja më të mëdha nëse bëhet realizimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, madje më të mëdha se sanksionet që i kemi tash.
Ai shton se, sanksionet mund të shtohen edhe në sfera tjera.
“Çdo prolongim i mëtutjeshëm i realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare obligative, do të të sjell pasoja, edhe më të mëdha se sanksionet që jemi duke i vuajtur tash. Sanksionet mund të shtohen edhe në sferat tjera jashtë ekonomisë. Nëse ndodhë kjo, do të jenë të pariparueshme për vendin, gjegjësisht për njohjen ndërkombëtare të shtetësisë sonë, pranimin në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtarE”, tha Makolli për GazetaBlic.
Ndërsa, nga PSD-ja thonë se vendosja e rregullores në këtë kohë kohë s’ishte gjë tjetër pos edhe një tendencë e rrahjes së gjoksit me sovranizëm të paqenë.
Bardh Ahmeti nga kjo parti, thotë se Kurtit nuk i ka penguar më herët çështja e dinarit, por veç tash kur u shtua presioni për Asociacion.
“Çështja e dinarit siç po duket do të marrë epilog në formë të dialogut në Bruksel. Për këtë gjë u dakorduan të dyja palët.Pyetja që duhet shtruar është a ka pasur me të vërtetë nevojë që një rregullore e tillë të ndodh në këtë kohë? Së pari, Kurti po qeverisë qe 3 vite dhe përdorimi i dinarit si ka penguar gjerë më tani kur presioni i Asociacionit po shtohet shumë. Së dyti, ky u dakordua që të formoj një Asociacion i cili, në nenin 38 të tij, e rregullon çështjen e financave të strukturave të Serbisë në Kosovë”, tha Ahmeti.
“Pra, kjo punë do zgjidhej me Asociacionin-autonomi që Kurti e ka pranuar vet. Vendosja e rregullores në këtë kohë s’ishte gjë tjetër pos edhe një tendencë e rrahjes së gjoksit me sovranizëm të paqenë”, shtoi ai.
Ahmeti për GazetaBlic thotë se pasojat e veprimeve të Kurtit nuk po i vuan veç ai, po e tërë Kosova.
“Shqetësimi ndërkombëtar dhe, në fund, dialogimi për rregulloren u bënë të pashmangshme shkaku i veprimeve të Kurtit mbi kurrizin e qytetarëve serb në Kosovë. Për fatkeqësi, pasojat e veprimeve të Kurtit s’po i vuan veç ai, por e tërë Kosova. Për këtë gjë duhet ta mbajmë përgjegjës”, shtoi ai për GazetaBlic.


