Lajme

Kurti takon presidenten e Komisionit Evropian

09/29/2021 10:15
nga:Q R

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është pritur nga kryeministri i vendit Albin Kurti.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.Ajo është takuar mëngjesin e së mërkurës është takuar edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Më pas Presidentja e Komisionit Evropian dhe Kurti do të vizitojnë Kopshtin “Cicërimat” ku edhe mbajnë konferencën e përbashkët për medie.

Udhëheqësja e Komisionit Evropian po qëndron në Kosovë për herë të parë, në kuadër të turit të saj Ballkanik.