Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me të cilët ka formalizuar marrëveshjen për drejtimin e përbashkët të këtij institucioni.
Sipas marrëveshjes, e cila bashkon 24 nga 29 anëtarët e zgjedhur, KKSH-ja në mandatin e ardhshëm do të drejtohet nga Enkel Rexhepi. Palët janë pajtuar për bashkëpunim dhe bashkëpërgjegjësi institucionale, duke respektuar rezultatin zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve.
Kurti ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit politik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke nënvizuar se uniteti dhe koordinimi duhet të shtrihen edhe në institucionet e tjera përfaqësuese.
Qeveria e Kosovës ka riafirmuar përkushtimin për mbështetjen e shqiptarëve në këto tri komuna, avancimin e të drejtave të tyre dhe fuqizimin e institucioneve përfaqësuese.

