Lajme

Kurti takon Abbottin: Vendosja e ligjit në veri është e domosdoshme

06/09/2023 11:36
nga:N M

Kryeministri Albin Kurti pas telefonatës me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, mbrëmë takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara.

Në lidhje me këtë, siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

“Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Klinaku OVL–UÇK, Kurtit: Shko në shtëpi se ‘nami’ nuk bëhet