Lajme

Kurti takohet me ambasadorin e Zvicrës: Zhvillimi i vendit pa mërgatën – i pamundur

04/08/2021 16:54
nga:V R

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ambasadori Kolly e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe për përmbylljen me sukses të procesit të formimit të institucioneve.

Ai tha se Zvicra do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në fushat e arsimit e zhvillimit ekonomik, investimeve dhe shkëmbimit tregtar.

Kryeministri Kurti, ndërkaq, e falënderoi ambasadorin zviceran për urimet dhe angazhimin e tij për intensifikimin e bashkëpunimit. Ai foli sidomos për rëndësinë e mërgatës kosovare, pa të cilën siç tha ai, zhvillimi i vendit tonë nuk do të jetë i mundshëm.

Kryeministri Kurti e falënderoi shtetin e Zvicrës edhe për angazhimin në mekanizmin COVAX, për sigurimin e vaksinave për popullatën e Kosovës, dhe theksoi nevojën për vazhdimin e ndihmës ndërkombëtare për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave kundër Covid-19.

LEXO EDHE:

35 vdekje dhe 1 mijë e 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

 

04/16/2021 12:43

Deklarata e Kurtit për bashkimin me Shqipërinë, Kosnett thotë se duhet fokusuar në problemet e Kosovës