Lajme

35 vdekje dhe 1 mijë e 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

04/08/2021 16:45
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 mijë e 163 raste të reja dhe janë regjistruar 35 vdekje nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 138 mijë e 891 raste pozitive me COVID-19, 112 mijë e 619 janë shëruar, 4 mijë e 108 kanë vdekur, kurse numri i rasteve aktive është 22 mijë e 164.

LEXO EDHE:

12 të vdekur dhe 871 raste të reja me Coronavirus