Lajme

Kurti takohet me ambasadorët në Qeveri

03/20/2023 11:21
nga:G B

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është duke zhvilluar takim me ambasadorët në Kosovë në ndërtesën e Qeverisë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Po, një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë është duke u mbajtur aktualisht”, ka thënë ai për Gazeta Blic.

Ky takim vjen pas zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi në Ohër, ku Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje (18 mars), janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.