Lajme

Kurti: Siguria në vend prioritet i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it

04/19/2021 18:09
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovës, Larry Henry. Gjenerali Brigadieri Henry i uroi suksese kryeministrit Kurti për detyrën e re.

Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Siguria në vend është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it. Andaj komunikimi, koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për garantimin e saj është domosdoshmëri, u shpreh kryeministri Kurti.

”Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. Siguria në vend është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it. Andaj komunikimi, koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për garantimin e saj është domosdoshmëri, u shpreh kryeministri Kurti”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Turqia gati për të pritur turistët, prioritet shëndeti i tyre