Lajme

Kurti së bashku me Bislimin do të mbajnë konferencë për takimet e Brukselit

10/27/2023 16:11
nga:N K

Me fillimin e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti foli për takimin në Bruksel me përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, raporton Gazeta Blic.

“Sot, unë dhe delegacioni qeveritar, jemi kthyer nga Brukseli ku dje gjatë ditës takuam krerët e Bashkimit Evropian, Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak. Ftesa për këtë takim erdhi pas vizitës në Prishtinë të 5 emisarëve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 21 tetor”.

Kurti njoftoi se bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, do të flasin për këto takime më gjerësisht në një konferencë për media pas mbledhjes se Qeverisë.

Në lidhje me mbarëvajtjen e takimeve tona dje dhe qëndrimet e prezantuara atje, ne kemi dhënë një komunikatë për medie mbrëmë, por edhe sot së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi, do të flasim në konferencën për media pas kësaj mbledhje të Qeverisë.