Lajme

Kurti: Rrëmbimi i policëve në veri, akt i hapur agresioni!

06/14/2023 20:17
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në Twitter për kidnapimin e tre policëve kosovarë.

Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, duke e dënuar aktin e rrëmbimit të policëve kosovarë.

Po ashtu ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të denoncojë këto akte.

“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, ka thënë Kurti.

Gërvalla: Vuçiq do t’i fryjë destabilizimit edhe më shumë, nëse nuk e ndal NATO!