Lajme

Gërvalla: Vuçiq do t’i fryjë destabilizimit edhe më shumë, nëse nuk e ndal NATO!

06/14/2023 19:38
nga:Y I

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas kidnapimin e policëve kosovarë nga Serbia.

Ajo ka thënë se ky përshkallëzim duhet të shërbejë si një thirrje për zgjim të të të gjithë atyre që e njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike viteve të 90-ta.

Gervalla ka thënë se Vuçiqi po i fryen këtij destabilizimi.

”Ky përshkallëzim shërben si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike të viteve 1990. Kjo është e paimagjinueshme pa pranimin e vazhdueshëm të dhunës së Vuçiqit nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ky akt i agresionit ndërkombëtar është një provë e qartë e Perëndimit”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Ajo ka thënë se Vuçiq e dëshiron përshkallëzimin e situatës, duke shtuar se nuk dallon nga Millosheviqi për nga metodat.

”Vuçiq padyshim do të përshkallëzohet më tej në të gjithë rajonin nëse nuk ka një ndalesë të qartë nga NATO. I bëjmë thirrje Vuçiqit që të lirojë menjëherë policët tanë.Ne i bëjmë thirrje Perëndimit të ngrihet në mbrojtje të aleatëve perëndimorë dhe të ndalojë përshkallëzimin e Vuçiqit”, ka thënë ajo.