Lajme

Kurti: Qytetarët e Deçanit i duan punëtorët e sinqertë

08/13/2025 09:18
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar kandidatin për kryetar të Deçanit, Faton Selmanaj, duke theksuar se ai është punëtor, i sinqertë dhe besnik, raporton GazetaBlic.

Kurti u shpreh se Selmanaj ka vullnet dhe vendosmëri për të shërbyer, të cilat i buron nga dashuria për Deçanin dhe vizioni për mirëqeverisje që sjell zhvillim e mirëqenie për qytetarët.