Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në takim Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësin e fushatës së tij presidenciale.
Sipas ZKM’së, takimi ishte miqësor dhe se ata kanë diskutuar për zhvillimet dhe temat aktuale në vend, pr potencialin dhe përparësitë e vendit për investitorë të huaj, si dhe për rëndësinë e raporteve të veçanta dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Hyland për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë ndër vite në mbështetje të Kosovës, e i cili vazhdon edhe sot”, thuhet në njoftim.


