Lajme

Kurti pret në takim ministrin gjerman

10/04/2023 17:31
nga:Y I

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve, ndërsa në në orën 17:20, Ozdemir dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci do të mbajnë konferencë për medie.

Gjatë ditës, Peci dhe Ozdemir kanë vizituar vreshtat në Rahovec, verarinë ‘Bodrumin e Vjetër’,  dhe Kooperativën ‘Gratë e Krushës’ e udhëhequr nga Fahrije Hoti.

/EO/