Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur gjerë e gjatë për luftën në Ukrainë e ku sërish e ka quajtur presidentin rus despotik, raporton Gazeta Blic.
Sipas Kurtit ai po bënë paralele falso ndërmjet Kosovës dhe Krimesë.
“Në të kaluarën presidenti despotik rus Putin na ka përmendur një herë në muaj, tash dy apo tri herë në javë duke bërë paralele të rrejshme ndërmjet Kosovës dhe Krimesë. Kosova dhe populli i saj janë me BE dhe NATO … jemi të shqetësuar për një mundësi destabilizimit në Ballkan, por jo të frikësuar”, ka thënë Kurti ndër të tjera.


