Kryeministri i Kosovës albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin austriak Karl Nehammer ka thënë se kanë biseduar shumë tema në takimin që kanë pasur e në veçanti situatën e sigurisë më Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë.
Kurti ka thënë se Kosova e Austria kanë marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha fushatë duke u zotuar se ato do të përforcohen ende.
Kryeministri tha se e ka falënderuar kancelarin austriak për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën e ku ka përmendur këtu strehimi ne kosovarë gjatë kohës së luftës por edhe njohjes e shtetit të Kosovës nga Austria.
Situata e krijuar sipas Kurtit në Ukrainë duhet t`i përshpejtojë disa procese për Kosovën e që kanë të bëjnë me pranimin e Kosovës në disa organizata të Bashkimit Evropian.
“Biseduam për situatën e re të krijuar politike dhe nevojën për kujdes të shtuar në këtë pjesë të Evropës. Nga Austria kërkova mbështetjen e kancelarit që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës por edhe në Bashkimin Evropian. Po ashtu kërkova ndihmë e Austrisë për liberalizimi ne vizave për Kosovës sepse po dëmtohen jo vetëm qytetarët e Kosovës por edhe ekonomia jonë”, ka thënë Kurti ndër të tjera.


