Lajme

Kurti premton ndërtimin e Qendrës Rajonale për Agro-përpunim dhe Verëtari në Rahovec

06/02/2026 15:40
nga:Sh R

Kryeministri në detyrë dhe kandidat edhe për një mandat nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar ndërtimin e Qendrës Rajonale për Agro-përpunim dhe Verëtari në Rahovec.

Ai poashtu ka thënë se do ta zbatojnë Programin Rajonal për Ujitje Moderne.

“Në Rahovec kemi mbështetur rritjen e prodhimtarisë, fuqizimin e fermerëve dhe modernizimin e sektorit rural. Rreth 12 mijë bujq kanë përfituar nga përkrahja direkte qeveritare, në vlerë totale prej mbi 26 milionë euro. Në mandatin e ri do të ndërtojmë edhe Qendrën Rajonale për Agro-përpunim dhe Verëtari, si dhe do të zbatojmë Programin Rajonal për Ujitje Moderne”, ka shkruar Kurti në Facebook.