Lajme

Kurti pranoi marrëveshje sipas së cilës në veri vlen ligji i Serbisë, e nis pranimi i Zajednicës

09/30/2021 15:34
nga:Q R

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket marrëveshjes lidhur me targat.

Krasniqi tha se kryeministri, Albin Kurti sapo ka pranuar një marrëveshje sipas së cilës në veri të vendit vlen ligji i Serbisë.

“Edhe atëherë kur nuk vlen ligji i Serbisë, vlen Rezoluta 1244 ( përmes KFOR-it)”, shtoi Krasniqi, transmeton lajmi.net.

Sipas tij është vetëm fillimi i pranimit të Zajednicës, statusit të veçantë për veriun e shumë kompromiseve të tjera.

Postimi i plotë:

Pra Albin Kurti, sapo pranoi një marrëveshje sipas së cilës:

-Në veri të vendit vlen ligji i Serbisë. Sepse vetëm ligji i Serbisë i pranon targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës (KM, PR, GL, etj.),

– Edhe atëherë kur nuk vlen ligji i Serbisë, vlen rezoluta 1244 (përmes KFOR-it).

Është vetëm fillimi i pranimit të Zajednicës, statusit të veçantë për veriun, e shumë kompromiseve të tjera, që për më tepër nuk do ta zgjidhin aspak problemin në mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja në Bruksel- Ja çfarë thonë njohësit e kësaj çështje