Lajme

Marrëveshja në Bruksel- Ja çfarë thonë njohësit e kësaj çështje

09/30/2021 14:50
nga:Q R

Në Bruksel, Kosova dhe Serbia, sot janë pajtuar që të hiqen bllokadat nga serbët afër pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut si dhe Policia Speciale e Kosovës. Po ashtu, palët janë pajtuar për vendosjen e etiketave ngjitëse në veturat që hyjnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas, shkruan Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, i cili ka publikuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, 11 ditë pas bllokadës në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Nga ana tjetër njohësit e këtij procesi kanë vlerësime të ndryshme për këtë çështje.

Ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri, thotë për ‘Gazeta Blic’ se edhe pas arritjes së marrëveshjes nuk ka zgjidhje definitive të problemit, sipas tij, e ardhmja nuk është e qartë.

“Marrëveshjen duhet ta shohim në dy pjesë, ka përparësitë dhe dobesitë e saj, pjesa e përparesisë është fakti se Kosova ka arritur të imponohet si palë e barabartë, pra marreveshja është e ndërtuar mbi bazen e reciprocitetit. Pjesa që e konsideroj si dobësi është se nuk ka zgjidhje definitive të problemit, duke e lënë të njëjtin potencialisht vater të krizes, Kosovës i merr kohë dhe energji, e njëjta temë për të cilen ka pasur dakordancë më herët, pra negociohet kompromisi, ndërsa rishikimi i saj pas një afati kohor, konsideroj që nuk do të lë marrëveshjen të zbaueshme ashtu siç është e rregulluar paraprakisht. E ardhmja pra, nuk është e qartë”, vlerëson ai.

Ndërsa, analisti politik, Shkodran Ramadani, vlerëson për ‘Gazeta Blic’, se arritja e kësaj marrëveshje është bërë në rrethana të fushatës elektorale dhe se sipas tij është vetëm një realizim i ‘pjellshëm’ i premtimeve të LVV-së.

“Duhet parë që kjo marrëveshje është bërë në rrethana të fushatës elektorale, në fakt kjo nuk do të thotë që marrëveshja duhet të gjykohet vetëm nga kjo anë, por duhet edhe nga përmbajtja e saj, por edhe nëse shihet nga përmbajtja nuk është ashtu siç pretendon LVV-ja, nuk është marrëveshje historike, është vetëm një realizim i ‘pjellshëm’ i premtimeve të tyre për reciprocitet sepse çështja me targa është vetëm njëra nga pjeset e premtimit për reciprocitet”, deklaron ai

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka komentuar këtë marrëveshje, duke e konsideruar si sukses për Kosovë.

“Anash patriotizmin, anash premtimet elektorale lidhur me dialogun, anash qendrimet lidhur me dialogun ne te kaluaren nga partia ne pushtet, marreveshja e arritur eshte sukses per Republiken e Kosoves.Vuçiq nje jave me heret kerkonte lufte, sot iu kthye kerkeses per paqe! EU dhe USA duhet qe kete fakt mos ta harrojne dhe kalojne ne heshtje”, ka shkruar ai.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak ka bërë publike marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, pas bllokadës në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Të dy palët janë pajtuar në pikat e mëposhtme:

Njësitet speciale të Polciisë që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjal do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga datë 2 tetor, 2021 në orën 8:00 deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-I do të vendosohet në pikat kufitare në Jarinjë Bërnjak.

Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosje e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

Një Grup Punues, përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së, do të vendosët për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e autometëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel.

Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezentojë të arriturar e tij për një zgjidhje të përhershme, te formati i lartë i dialogut.

ZYRTARE: Arrihet marrëveshja për targat në Bruksel