Lajme

Kurti pas takimit me Lajçakun: Ne kemi nevojë për njohje reciproke, de-jure dhe de-facto me Serbinë

08/28/2023 22:59
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar pas takimit që e kishte me Miroslav Lajçakun, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Takimi ka ndodhur gjatë Forumit të Bledit, që po mbahet në Slloveni.

E Kurti ka thënë se kanë nevojë për për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe njohje reciproke, de-jure dhe de-facto me Serbinë.

“Diskutuan mundësinë për takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Themelore. Me procesin e ri-fokusuar të zgjerimit të BE-së, ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe njohje reciproke, de-jure dhe de-facto”, ka shkruar Kurti në Twitter, të hënën.

Lajçak takohet me Kurtin, paralajmëron takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi